Rozeta Dobi, Alda Klosi dhe paratë e vjedhura

Revolucioni me emrin Rozeta!

9 Janar 2023, 18:15| Përditesimi: 9 Janar 2023, 18:18

  • Share

Në këtë vend dhe shtet hipokrit mëshira ime shkon për pastruesen Rozeta. Ka dy ditë që mediat mëkatare shqiptare i janë sulur asaj dhe familjes së saj, asnjë rresht, asnjë hetim dhe asnjë kamerë televizive nuk shkon tek shefja e kabinetit dikur shefe prokurimesh dhe shefe koncesionesh.

Sot shefja duhet të ishte gdhirë në të njëjtën qeli me Rozetën dhe jo vetëm si një ruajtje vendngjarjeje dhe domosdoshmëri hetimi por në radhë të parë për një model dhe ndëshkim model që ky shtet i kalbur duhet t’i japw shtetasve të vet, qoftë dhe në mënyrë sporadike. IlDKP, Tatime, DAP etj etj.. sot duhet të kishin përveshur krahët qoftë dhe në mënyrë figurative. 150 mijë ose 400 mijë që ju përplasën surratit shqiptarëve nga një shefe kabineti dikur shefe prokurimesh dhe shefe koncesionesh klithin se sa miliona euro kanë shefat, ish shefat e saj dhe të paraardhësve të saj.

Ajo sot duhet të gdhihej në të njëjtën qeli me Rozetën.  Por kjo duket e vështirë. Shteti dhe partitë politike shqiptare janë strehë për qeniet më të liga me vese dhe të pashpirta që kjo tokë mban. Janë hienat e tokës së tyre. Tokës së tyre që e kanë reduktuar dhe plaçkitur deri në poshtërim. Korrupsionit i ka plasur cipa në Shqipëri, korrupsioni është normalitet, vanitet, dekoratë. Korrupsioni është cinik në Shqipëri. Këtu janë përmbysur ekuilibrat e Zotit dhe të njeriut. E liga e pandëshkuar sundon.

Mos ndëshkimi dhe vetëm mosndëshkimi është gjeneza dhe barku i infektuar që i ka dhënë imunitet kriminal 30 vjeçar të ligës që të sundojë. Zullumi është trashur, dhe vetëm koincidencat qoftë dhe paranormale po i shfaqin shqiptarëve se nga kush janë drejtuar këto 3 dekada.  Sot shume vipa të politikës, biznesit, drejtësisë dhe mediave shqiptare ju kanë dhënë ditë pushimi pastrueseve të tyre. Duhet ndonjëherë ndonjë inventar i shtëpisë si dhe një verifikim me libër shtëpie i pastrueseve përkatëse.

Shoqëria e lartë ose pseudoelita shqiptare është groposur në ligësinë dhe mendjengushtësinë e vet, plastikat, botoxet, udhëtimet vanitoze për dynjanë, perlat xhevahiret, pasuritë materiale, shërbëtoret që sot i quajnë pastruese nuk ja u fshehin dot zbrazësinë e ligë ku ushëton klithma e një populli që lëngon, që lëngon jo prej varfërisë, se saj prej poshtërimit.

Sot shumë pastruese do jenë regjistruar ptanë sigurimeve shoqërore, falë Rozetës, sot shumë Këshilltarë.. shefe kabineti, ministra, zv ministra, drejtore dhe drejtorevica.. të sotme dhe të djeshme.. kanë dalë lakuriq para shqiptarëve.. aq lakuriq.. sa që mund të shihen dhe nga Satelitët në hava.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ela: 10/01/2023 04:32

    Ua per ty e paska patur Merua me lart mi ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?