Rexhep Çuni, mësuesi që punon tokën me parmendë! Çmimi i naftës kthen fermerët te mjetet primitive

18 Prill 2022, 16:53| Përditesimi: 18 Prill 2022, 16:56

  • Share

Rexhep Çuni është mësues i fshatit Shtrezë në Shishtavec të Kukësit. Krahas arsimit merret dhe me punët e bujqësisë.  E gjejmë duke punuar tokën me parmendë, në pamundësi financiare për të përdorur zetorin apo mjete të tjera motorike.

"Është punë e vështirë dhe vjen për shkak të parcelizimit të tokës. Mekanika bujqësore është e vështirë për shkak të terrenit dhe pamundësisë, punojmë me kalë ose me qe. Punoj sipërfaqe të vogla për nevoja familjare dhe pak për të shitur", tha ai.  

Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që mbillet në këtë zonë dhe burimi kryesor i të ardhurave. Shqetësim për Rexhep Çunin dhe banorë të tjerë mbetet rritja e çmimeve për plehrat kimikë. Fermerët e Shishtavecit që njihen për prodhimin cilësor të patates nuk disponojnë NIPT e për pasojë nuk përfitojnë nga skema e subvencioneve.

"Përpos vështirësive janë edhe me kosto të lartë se plehrat kimike janë trefishuar. Njerëzit këtej nuk regjistrohen se me 2-3 dynym tokë nuk mund të marrësh NIPT", shprehet ai.

Për shkak të kostos së lartë të prodhimit dhe vështirësive në plugim ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës së punuar në Shishtavec.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?