Opinion

Rexhep Qosja ende nuk e ka kuptuar, ai është i mashtruari i parë nga Albin Kurti

11 Tetor 2021, 19:05| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 19:06

  • Share

U bë përrallë! S’mbet kush pa e përdorur dhe pa e gënjyer.

Albin Kurtit i janë harxhuar rrenat e reja, derisa shumica e rrenave të vjetra iu zbuluan, sepse për të gënjyer që thoshte Mark Twain duhet të kesh mbamendje të mirë.

Rexhep Qosja ka konstatuar se Albin Kurti ka kujtesë të fortë, ama Rexhep Qosja ende nuk e ka kuptuar se Albin Kurti (krejt i mban në mend), veç rrenat e veta nuk i mban mend.

Ty të parin të ka mashtruar Albin Kurti, z.Qosja!

Përveç njerëzit e tokës, Albin Kurti i ka përdorë edhe shtatë qiejt për të gënjyer.

E ka shfrytëzuar edhe Kur’anin për interesa të vetat personale dhe u betua rrejshm në Librin e Shenjtë.

(Duhet ta rikujtojmë se i ka mashtruar edhe vajzat me shamia).

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Podujevë, kryeministri Albin Kurti u pat betuar në Kur’an se zgjedhjet në Podujevë do t’i fitonte kandidati i tij, A.Potera.

Albin Kurti u betua para popullit: ‘Pasha Kur’anin dhe pasha Musafin, po e fitojmë Podujevën’.

Podujevën nuk e fitoi, ndërsa hoxhallarët që merren veç me vajza shqiptare, nuk ia tërhoqën vëretjen asnjëherë, nuk i treguan për pasojat që sjell betimi i rremë…

Duhet ta paralajmëronin të mos bënte bé rrejshëm në Kur’an, sepse e vret Zoti, siç ka filluar ta ‘vrasë’, duke e turpëruar!

Hazar Imam Ja-Far as Safiq, ka tërhequr vërejtjen se ata që betohen rrejshëm në emër të Zotit dhe rrejnë, Zoti i pyet:

‘Ti a s’e gjete tjetër kënd veç më gjete mua të gënjesh dhe të betohesh në emrin tim’…

Dhe prej atij momenti, Zoti merret me dënimin e mashtruesit dhe ia zbulon gënjeshtrat publikisht, siç po i zbulohen Albin Kurtit përnjëherë, të gjitha rrenat dhe premtimet, të voglat e të mëdhat!

Me rrenat e tij, Albin Kurti ka shkaktuar zemërim hyjnor ndaj tij.

Sepse, as idioti më i madh nuk gënjen më me pa takt dhe më me pa shije sesa Albin Kurti.

Ky pseudo-manipulant luan me popullin lojën ‘gaslighting’.

Gaslighting është një taktikë e manipulantëve që të bën të dyshosh në vetveten.

Pra, ti e di se je i varfër dhe i papunë, por manipulanti ‘të bind’ se ti s’je as i varfër, as i papunë, por po të duket ty.

Raporti i Albin Kurtit me popullin është abuziv.

Mos u bazo në vetveten, mos u bazo në xhepin tënd (xhepi yt i zbrazët nuk është tregues i realitetit tënd), mos i beso vetes (që je i papunë), por besoji të dhënave të Albin Kurtit, të cilat flasin se ekonomia jote është rritur më së shumti në rajon dhe në Evropë, por ti nuk e di.

Ky manipulant të bën të dyshosh në gjykimin dhe në realitetin tënd.

Viktimat e tij, ndjehen sikur po e humbin mendjen e shëndoshë!

Ekonomia është rritur, e unë po ndjehem i varfër! Pse? A jam mirë prej mendjes!

A më ka lënë fiqiri!

Fati ynë që ky është pseudo-manipulant, dhe se nuk ekziston ndonjë manipulant që mund t’i mashtrojë të gjithë njerëzit në të njejtën kohë.

Prandaj, kaq shpejt, aq sa i ka këmbët e shkurtëra rrena, aq i zgjati ‘fama’ këtij manipulanti!

Famën nuk ia rrëzuan ‘thikat’ e shkronjave tona, por rrenat e tij!

Lavdi i tij ishte lavd i thurur me rrena.

Askujt në historinë shqptars, më shpejt se këtij nuk iu zbuluan rrenat!

Atë që pështyu – po e lëpin!

Shqiptarët nuk dinë kah t’ia mbajë:

Varfëri e madhe, papunësi, rrogat e vogla, pensionet e vogla, Kosova po braktiset, çmimet e papërballueshme, kurse ky del me një video dhe i thotë popullit:

Juve po ju duket që jeni të varfër, por ju jeni më të pasurit në rajon e më të vaksinuarit në Evropë!

Besoji xhepit tënd, besoji mjerimit tënd, besoji varfërisë tënde.

Mërzia jote është Realiteti yt.

Sot krejt populli shqiptar janë nën me jorgana, duke i ngrohur duart me hukamë, kurse serbët Veriut që Albin Kurti ua paguan rrymën, po rrinë në askia!

Si quhet, përveç mallkim hyjnor, kur një njeri (pa e detyruar kush), me gojën e tij ia zbulon rrenat vetvetes, bëhet përrallë, plus kujton se krejt popullin i ka magjepsur dhe i ka bërë budallë!

P.S. ‘Kush rren, brenda 40 ditëve do të turpërohet’ – (Hazar Imam Ja-Far as Safiq)

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?