Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është gati të "dërgojë trupat turke në Libi" nëse qeveria e kryeministrit Fayez al-Serraj "do ta kërkojë atë".
Është kjo lëvizja e fundit e presidentit turk në frontin libian, pas marrëveshjes për kufijtë e rinj detarë të nënshkruar në Stamboll një javë më parë.
Erdogan sqaroi për TV shtetëror turk ‘Trt TV’ se vendimi do të ishte i ligjshëm sepse "edhe nëse ekziston një embargo e OKB për furnizimin me armë, qeveria libiane mund t'i kërkojë një shteti tjetër që të vendosë forcat e tij në to në Libi".
Sa i përket embargos së armëve, ajo nuk është respektuar deri më tani nga Turqia, e cila ka dërguar dhjetëra automjete të blinduara dhe dronë lufte.
Erdogan deklaroi se nëse ai do marrë vendimin për të dërguar trupa: "Unë nuk do të kërkoj lejen e askujt". Ai shtoi gjithashtu se Turqia dhe Libia mund të kryejnë kërkime të përbashkëta për fushat e gazit në Mesdheun lindor, tani të përfshira në ujërat e tyre territoriale.
Sidoqoftë, marrëveshja midis dy vendeve ka irrituar Greqinë dhe Egjiptin dhe prapëseprapë duhet të miratohet nga OKB për të pasur vlerë ndërkombëtare.
Ankaraja, në brigjet e Qipros, ka dërguar tre anije për eksplorim pa një marrëveshje me qeverinë qipriote dhe është në përplasje me vendet e tjera të interesuara, veçanërisht me Greqinë, Italinë dhe Izraelin.