E ardhmja e Rey Manajt duket gjithnjë e më larg Sivassporit. Sulmuesi i Kombëtares i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Turqi, përfundoi sezonin e dytë mes tensioneve dhe përplasjesh me stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, çka ka çuar në një krisje të thellë të marrëdhënieve mes palëve.
Sipas mediave lokale turke, destinacioni i radhës për Manajn mund të jetë Samsunspori, që po kërkon përforcime në repartin sulmues për sezonin e ri. Bardhekuqtë e mbyllën sezonin në vendin e tretë dhe do të përfaqësojnë futbollin turk në arenën ndërkombëtare, ndaj kërkojnë të rrisin cilësinë e skuadrës në këtë merkato vere.
Rey Manaj shihet si një profil ideal për të rritur efikasitetin ofensiv të Samsunsporit, ndërsa në këtë klub është aktiv edhe një tjetër përfaqësues i Shqipërisë, Arbnor Muja.
Me marrëdhëniet e prishura në Sivasspor dhe interesimin konkret të Samsunsporit, lëvizja e Manajt duket gjithnjë e më afër, ndërsa merkatoja pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e tij në javët në vijim.
Komente
