Rey Manaj

Rey Manaj drejt rikthimit në Itali, klubi i Serie A gati të paguaj 15 milionë euro

12 Qershor, 15:22| Përditesimi: 12 Qershor, 15:23

  • Share

Lazio në Serie A është gati të paguaj 15 milionë euro për të blerë kartonin e Rey Manaj. Mediet në Itali bëjnë me dije se sulmuesi i Kombëtares është dëshirë e klubit kryeqytetas, teksa 22 golat e sezonit që lamë pas me Sivasspor kanë bërë të vetën.

Në garë për lushnjarin janë disa klube në Turqi, Spanjë, Itali dhe Arabinë Saudite, teksa Sivasspor po mendon të "mbush arkat" nga 27-vjeçari që e afruan falas dhe i dhanë besimin e duhur.

2612 minutë të ndara në 36 ndeshje për Manaj sezonin që lamë pas, teksa veç 22 golave ai kontribuoi edhe me asiste, gjë që është pëlqyer nga klubet e interesuara. Duket se Euro 2024 do jetë një vitrinë për lushnjarin, që pas tre vitesh u rikthye të shënonte me Kombëtaren në miqësoren e fituar 3-1 kundër Azerbajxhanit.

Inter, Cremonese, Pescara, Pisa, Albacete, Granada, Barcelona, Spezia dhe Uatford, këto janë klubet ku ka luajtur Manaj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?