Rey Manaj

Rey Manaj kërkohet nga klubi i Serie A, lushnjari jep miratimin

28 Maj, 22:27| Përditesimi: 28 Maj, 22:28

  • Share

Rey Manaj u bë një nga emrat që la gjurmë në sezonin e sapombyllur me Sivasspor në Superligën e Turqisë, ku u bashkua si transferim i lirë në muajt e verës 2023.

Sulmuesi shqiptar pati një peshë të rëndësishme që skuadra e tij të mbyllte kampionatin në vendin e 7-të me golat e shënuar, teksa nuk i ka shpëtuar vëmendjes së klubeve evropiane.

Rey Manaj, i cili më parë ka luajtur për Interin, Pizën dhe Spezian në Itali, po përgatitet t'i bashkohet edhe një herë këtij vendi. Në lajmet e shtypit italian, thuhet se Como, ekip i cili sezonin e ardhshëm do të garojë në Serinë A, do të shtojë në skuadrën e tij sulmuesin shqiptar.  Edhe vetë Manaj duket se është entuziast për një kalim të tillë.

Edhe gjigantët e Superligës turke Fenerbahçe, Galatasaray dhe Beşiktaş po ndiqnin nga afër situatën e Rey Manajt. Tarifa e lartë e transferimit që Sivasspor kërkonte për sulmuesin shqiptar bëri që ekipet e Stambollit të hiqnin dorë nga transferimi.

Rey Manaj luajti në 36 ndeshje për Sivasspor këtë sezon. Sulmuesi 27-vjeçar shënoi 22 gola dhe asistoi tre në këto ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?