Rey Manaj

Sport

Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq

27 Dhjetor, 15:29| Përditesimi: 27 Dhjetor, 18:45

  • Share

TURQI - Sulmuesi Rey Manaj është emri që pritet të largohet nga Sivasspor në janar pas shumë ofertave për të. Pas Bochum në Bundesligën gjermane, një tjetër klub është pas lushnjarit të Kombëtares.

"Fanatik" në Turqi bën me dije se Trabzonspor e ka në agjendë 27-vjeçarin dhe e kërkon me ngulm. Klubi i Superligës turke drejtohet nga Senol Gunes, një emër i njohur i trajningut në Turqi.

Ka qenë pikërisht trajneri që ka futur në plane Manajn dhe e kërkon në afatin kalimtar të janarit. Vetë sulmuesi nuk i ka punët mirë muajt e fundit me Sivasspor dhe një lëvizje do ishte e pritur.

Këtë sezon Manaj u kushtëzua nga një dëmtim i gjatë që e la jashtë, ndërsa ka luajtur 954 minuta të shpërndara në 12 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?