Rey Manaj me fanellën kuqezi të Kombëtares

Rey Manaj pa kontratë, e kërkon klubi ku luajti Ibrahimovic

28 Korrik 2023, 13:40| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 13:41

  • Share

Rey Manaj është pa skuadër. Pas largimit nga Warford në Championship dhe një dëmtimi që e mbajti jashtë për disa muaj, 26-vjeçari është emri që Los Angeles Galaxy kërkon të afrojë në sulm. Lushnjari prej vitesh ka luajur në klube të rëndësishme si Interi, Barcelona apo edhe Granada, Albacete dhe Spezia.

Tanimë e ardhmja e lushnjarit duket se është në SHBA, konkretisht në klubin ku më herët ka luajtur edhe Zlatan Ibrahimovic. Me Galaxy që kanë nevojë për një sulmues, Manaj është i duhuri duke qenë se nuk ka ende një kontratë aktive dhe mund të firmosë kudo. Skuadra e drejtuar nga trajneri Greg Vanney mund të jetë opsioni dhe ambienti i duhur për Manaj, me ish-sulmuesin e Barçës që mund të shkëlqejë në SHBA.

Nëse Manaj kalon në MLS, ai nuk do ishte i vetmi shqiptar në kampionat, pasi Vrioni bën pjesë te New England dhe Shaqiri te Chicago. Kujtojmë se Manaj ka luajtur 30 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar gjashtë gola.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?