Rey Manaj është pa ekip pas largimit nga Watford në Angli. Sulmuesi i Kombëtares duket se po studion disa pista, teksa si futbollist i lirë mund të firmsosë në secilin ekip që dëshiron.
Tanimë "Ildot.it" bën me dije se Cosenza në Serie B është duke parë mundësinë për ta afruar në ekip. Vendi i fundit në Serie B me vetëm 23 pikë pas 25 ndeshjeve, ka bërë që drejtuesit të kërkojnë një emër që njeh ambientin në futbollin italian.
Veç Cosenzas, për Manaj ka pasur interes edhe nga Udinese dhe Sampdoria në Serie A. Lushnjari vuan një lëndim dhe kjo duket se është arsyeja se përse Manaj ende nuk ka zgjedhur ekipin e ri për të vijuar karrierën.
Komento