Rey Manaj

Rey Manaj shkëlqen edhe pa shënuar, sulmuesi i Kombëtares në formacionin e javës me notën më të lartë

21 Maj, 16:46| Përditesimi: 21 Maj, 16:52

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është përzgjedhur në majën e sulmit për raundin e 37-të në elitën e futbollit turk. Manaj ka merituar notën 8.3 e cila është më e larta mes 11 emrave që janë në formacion.

Sivasspori i Manaj fitoi 1-3 në udhëtim kundër Istanbulspor, teksa lushnjari asistoi në minutën e 54-t për golin e tretë. Paçka se nuk shënoi vetë, Manaj sërish është lider për ekipin dhe në Turqi janë dashuruar me lojën e 27-vjeçarit.

Ai pritet të jetë pjesë e listës që Sylvinho do të shpallë për në Euro 2024. 22 golat e këtij sezoni e kanë bërë Manajn të shumëkërkuar nga klubet më në zë të Turqisë dhe jo vetëm, teksa ai ka merituar rikthimin me kombëtaren shqiptare.

Formacioni

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?