Rezart Prifti zbardh takimin e 'Thurjes' me ambasadoren e SHBA: Ja çfarë na tha Yuri Kim dhe mesazhi i saj i drejtpërdrejtë (VIDEO)

6 Tetor 2020, 18:33| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 21:15

  • Share

Aktivisti Rezart Prifti, në një intervistë për Report Tv, ka zbardhur detaje nga takimi i anëtarëve të partisë "Thurje" me ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe deputeten Rudina Hajdari.

Ndonëse u tregua i rezervuar duke thënë se nuk do të tregojë detaje për takimin, pasi sipas tij ka qenë një bisedë konfidenciale, ai shtoi se Kim është treguar e drejtpërdrejtë. Këshilla që i ka dhënë është se nuk ka për të ardhur asnjë i huaj që t'i nxjerrë nga balta.

"Kim më ka pëlqyer se ka qenë e drejtpërdrejtë. S'mund të them shumë gjëra. Ti me gruan ia thua lagjes se ça bëtë aty. Ishte bisedë konfidenciale. Mua s'me detyron asnjë protokoll për të thënë diçka. Është darkë private dhe jo  zyrtare. Mesazhi kryesor ishte se duhet ti dilni për zot vetes që të ndihmoni të tjerët.Nuk ka për të ardhur asnjë i huaj të na nxjerrë ne nga balta", shtoi ai.

Më tej ai tregoi se ka qenë Kim ajo që i ka ftuar në takim. "Na ftoi zonja Kim. Ç'punë kam unë të ftoj Kim, hajde hamë një darkë bashkë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Hajdari 'ndan' anëtarët e 'Thurjes', Rezart Prifti del kundër Shabanit dhe Sokos: S'ka asnjë përjashtim të Rudinës, është bërë një mish mash i paparë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?