Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve të bëhën pjesë e fushatës për dhurimin e gjakut. Përmes një postimi Rama fton qytetarët që dhurimin e gjakut ta rezervojnë në platformën online të dhurimit vullnetar në E-Albania.
‘Në e-Albania, ku mund të rezervoni ditën dhe orën e dhurimit apo për një grup punonjësish ardhjen e skuadrës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke i ftuar të gjithë ata që s’kanë probleme me shëndetin që ta bëjnë dhurimin e gjakut edhe si një gjë të mirë për trupin e tyre, përveçse si një akt jetëshpëtues solidariteti, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.
Komento