118 leje ndërtimi ose zhvillimi, duke filluar nga kullat në qendër të Tiranës, resortet luksoze, komplekset e banimit dhe deri te punët publike, ka dhënë në dy mbledhjet e fundit të shkurtit dhe marsit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit.
KKTU dha lejet e ndërtimit ose zhvillimit për 16 kulla të larta në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë. Lartësia e kullave varion nga 20 deri në 47 kate. Në Tiranë dallon një super kullë 47 kate mbi tokë dhe 7 nën tokë, e quajtur “Embassy Tower” dhe do të ndërtohet përballë ambasadës amerikane, atje ku dikur ka qenë ish ambasada franceze. Kompania ndërtuese është Hanxhari Group, e cila zotërohet nga Adjon Hanxhari, djali i ndërtuesit vlonjat, Fatmir Hanxhari, i cili njihet si pronari i hotelit Vlora Internacional.
Në Tiranë gjithashtu, nga dokumentet e publikuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, është dhënë leje për kullën 34 kate tek Bulevardi i Ri që ndërtohet nga kompania “Startek” e Lulzim Mehmetajt.
Në Komunën e Parisit është miratuar leja e ndërtimit për një 35-katësh nga shoqëria Sara El e biznesmenit Luan Bregasit, ndërsa “Great Ring Rock” është një kullë 32 kate me kompanitë ndërtuese Albus Invest” dhe “Loraldo” sh.p.k.
Bami Holding ka marrë lejen e ndërtimit për Barcelona Tower, 35 katëshin që do të ndërtohet ngjitur me ish Sigurimin e Shtetit, ndërkohë që janë miratuar dhe lejet për Sunrise Tower me 35 kate e Braka Construction e biznesmenit Amarildo Braka dhe Split Tower me subjekt zhvillues shoqëritë “Artech group” dhe “Edonil Konstruksion” që përfshin dy kulla me 22 dhe 23 kate.
Të tjera kulla janë Oberon Tower e kompanisë “Ober” të ndërtuesit Orges Kushi, Sima Tower që do të ndërtohet nga shoqëritë “Sima – Comp Alb” dhe “Alb Vizion Construction”. Një tjetër kullë 21 kate në rrugën e Shkodrës që do të ndërtohet nga kompania Xhajs Tirana.
Ndërsa po në kryeqytet dallon një kullë 26 kate të kompanisë Im Rezidence e Dajlan Avdisë. Një godinë multifunksionale i është dhënë Dulakëve përmes firmës “Concord Investment” sh.p.k, kullë e cila shkon në 31 kate në rrugën 29 nëntori.
Sa i përket lejeve të ndërtimit në rrethe dallon ajo në Fier, ku KKT ka miratuar termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga Terna dhe Gener 2 i Bashkim Ulajt, i kundërshtuar fuqishëm nga banorët dhe shoqëria civile.
Në zonën e Vlorës, KKTU ka miratuar lejet për kullën 21 kate Flatiron of Vlora, kullën Salterra me 24 kate dhe një tjetër 28 katësh për shoqërinë Adriatik Center. Është marrë leja e ndërtimit për një kompleks turistik me objekte deri në 14 kate, ndërsa Regina Group e Vasil Bedinit ka marrë lejen për një kompleks me 11 dhe 13 kate në rrugën Zenel Murra.
Leje të tjera për t’u përmendur janë ato të parkun diellor të Spitallës për francezët e Voltalias, ndërsa në Lezhë është dhënë leje ndërtimi për fazën e dytë të “Dukagjini Resort”, hotel dhe kazino në Shëngjin.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote
Komente

Cfare dreqin behet, na moren shpritin, na moren ajrin me kulla dhe tece. Ka gjykata qe t'i ndaloje keta te pangopèurit, ka shtet apo hiç? Mire ta bejne o popull bageti, rrini si delet kur i çojne te kasapi qe i pret me thike ne dore, mire t'ju behet.
PërgjigjuKa gjykata, por i komandon ai qe jep lejet
Bota e 3 jemi çfare pret ti?! Grataçela qe shkelqejne siper me pastrim paraje dhe te mjeret e te varferit qe jetojne poshte tyre. Rrofte Enveri!
Eshtë e turpshme që ky Ulaj miku im ngushtë i Sali non gratës por pushton Shqipërinë.
PërgjigjuE SAKTE !