Avioni i rrëzuar në Kazakistan

Bota

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

26 Dhjetor 2024, 16:10| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 16:13

  • Share

Në Azerbajxhan 26 dhjetori është shpallur ditë zie në nder të njerëzve që vdiqën si pasojë e rënies së avionit një ditë më parë në Kazakistan.

Avioni i kompanisë Azerbaijan Airlines kishte 67 persona në bord ku 38 persona ndërruan jetë dhe 29 të tjerë i mbijetuan përplasjes.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i rënies së avionit është një sulm i mbrojtjes ajrore të ushtrisë ruse.
Madje pasagjerët e mbijetuar sipas burimeve nga grupi hetimor thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të ndjekur nga ato që dukeshin si copëza që goditën aeroplanin dhe dëmtuan trupin e tij.

Një teori e tillë u hodh publikisht si informacion nga kanali i lajmeve në Azerbajxhan AneëZ, që citonte një bloger ushtarak rus i cili pretendonte se "pamjet e dëmtimit të avionit sugjeronin se avioni mund të jetë goditur aksidentalisht nga një sistem raketor i mbrojtjes ajrore". 
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?