‘Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit’, është shprehur kështu kreu i Partisë Demokratike lidhur me rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga PS, e cila do të kalojë të hënën 27 maj në Kuvend.
Basha shkruan në një postim në rrjetet sociale, se e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin është një plan i qartë dhe vullnet politik.
“Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik”, shkruan ai.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë të tjera indicie rreth programit që do të shpaloset në 1 Qershor si alternativë për shqiptarët. Kreu i PD, vuri theksin tek lufta ndaj korrupsionit dhe mbështetja ndaj drejtësisë.
“Vijojmë diskutimet me grupet e punës për programin qeverisës të Partia Demokratike. Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar”, shkruan Lulzim Basha në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Rezoluta anti-korrupsion, të hënën votohet në Kuvend! PS: Duhen ‘armë’ shtesë të çojmë reformat para! Opozita abstenon! Tabaku: Na duhet kohë
S.B/ReportTv.al