Me 76 vota pro, Kuvendi ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Opozita nuk mori pjesë në votim.
Anëtari i Kryesisë së Rithemelimi, Enno Bozdo, i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv e cilësoi rezolutën si makijazh, në një kohë kur qeveria është një qeveri e korruptuar.
‘As korrupsioni dhe as drejtësia as nuk luftohen me projekt rezoluta dhe as nuk ndihmohen me projekt rezoluta por duhen akte konkrete. Ata që propozon Edi Rama kabineti i tij janë të damkosur në dekadën e tmerrshme të turpit që ata e quajnë korrupsion. Cilësimi korrupsion nuk ka më sens. Këtu kemi të bëjmë me një skenë të madh të grabitjes së pasurisë publike. Grabitësit sot erdhën dhe u zotuan se sot e tutje do të luftojnë korrupsionin. I kërkohet opozitës të votohet rezoluta dhe këto janë grabitësit më të mëdhenj. E gjitha kjo nuk mundë të konceptohet që PD t’i shkojë mbrapa një rezolute të tillë. Është një makijazh sa për të thënë që bëmë dhe këtë që bëmë.’- tha Bozdo.
Nga ana tjetër avokati Sokol Hazizaj, tha për gazetarin Ilir Babaramo se komisioni anti-korrupsion ka afat 15 muaj, duke kaluar edhe ekzistencën e Kuvendit.
‘Çdo gjë bëhet në emër të dialogut politik. Ajo që më duket e tepërt është se krijohet një komision që prevalon mbi komisionet e tjera parlamentare. Duke sjellë në vështrime të përgjithshme pakufizuara autoritetin e këtij komisionit me duket sikur prishen radhët brenda administrimit që ka vetë qeveria. Koha e ekzistencës dhe funksionimi i komisionit është jo më shumë se 15 muaj. Kufiri 15 muaj kalon kohën e ekzistencës së këtij kuvendi. Kjo ma deformon idenë e mirë e të qenit të një komisioni në mbështetje të drejtësisë.’- tha Hazizaj.
Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani tha se qëllimi afatgjatë është që të ndryshojë kushtetutën dhe të pezullojë punën e SPAK.
Është dramë me një akt në këtë pikë nuk ka asnjë lloj influence. Aktet e tjera nuk do të luhen vetëm nga Rama. Qëllim afatgjatë është të ndryshojë Kushtetutën dhe të pezullojë punën e SPAK. Kush është qëllimi gjithë kësaj pse tani dhe pse duhen ndryshime ligjore. Reforma në drejtësi ka shkelur në territore që deri tani nuk kishte shkelur për 30 vjet. Pse tani. E dyta pse duhet me ligj?!’- u shpreh Shabani.
Prokuroria e Tiranës zbardhi pak ditë më parë (23 maj) skemën e mashtrimit me mikro-kreditë ku administratorë dhe përmbarues përmes shtrëngimit dhe mashtrimit dëmtuan interesat e mijëra qytetarëve debitorë në vend.
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo tregoi si funksiononte skema kriminale.
‘Kreditë e marra nga agjencitë pa lidhje me bankat. Merrte 500 mijë lekë të vjetra dhe në momentin kur i kalonte një javë nga kthimi kjo 10 fishohej. Kur ky shkonte dhe shikonte se i kishin marrë shtëpie. Agjencia që jepte mikrokredinë, agjencia që vilte kredinë e pakthyer, shoqëritë përmbarimore me vrap në hipotekë. Funksiononte në mënyrë perfekt zinxhiri dhe qytetari shkonte gjente të bllokuar çdo pasuri që kishte. Dalin në skenë agjencitë që blejnë kreditë e këqija në banka. Bankat nuk kanë mekanizma banditeske për t’i vjelur këto kredi. U zgjodh një rrugë e shkurtër me agjenci, në një moment kur bankat kishin shumë kredi të pakthyera. Banka ua shiste një prej këtyre agjencive. E merr ky privati për shkak të këtij mekanizmi ose shpejtonte bllokimin e pronave përmes agjencive private të përmbarimit ose me mikrokreditë e joshnin që të merrte kredi. Sapo merrte kredinë te agjencitë e mikrokredive futej në këtë rrjetë merimangë dhe nuk dilte më. Ishin banda me gjithë kuptimin e fjalës. I kishin bllokuar një qytetari 24 ha tokë për 12 mln lekë të vjetra.’- tha Kikia.
Avokati Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo tha se Rithemelimi përdor dy standarde më SPAK, ndryshe shprehet për Berishën, ndryshe për Ramën.
'Berisha është anti kushtetuese. Është tërësisht antikushtetues. Ai proces ka ardhur për shkak të një vendimi të këshillit të ministrave dhe referuar kushtetues vendimi i Këshillit të Ministrave nuk ka përgjegjësi personale, por kolektive dhe mbrohet nga kushtetuta për mungesën e përgjegjësisë së atyre që votojnë për atë.
Ju vini te Rama që pse nuk mban përgjegjësi për Beqajn, për të tjerë e tjerë. Rama ka thënë mua më mbron kushtetuta.
Ruani të njëjtin standard, te Rama mund të thoni se ministrat po ju ikin në burg. Po mbajtët standrad, Berisha është i lirë, standardi kushtetues. Po mbajtët standard se Rama është i tillë, e Berisha i tillë nuk keni për të fituar gjë. Po u fute te provat ndodh hataja, gabohesh.’- tha Hazizaj, drejtuar Enno Bozdos.
Sa i zgjuar eshte ky vëllai im binjak Bozdo.
PërgjigjuREZOLUTE LE TE BEJE RAMA PER ANTIKORRUPSIONIN,,,,POR OPOZITA NUK MUND TE VOTOJE LIGJE APO NISMA NGA PS QE CENOJNE PUNEN E SPAKUT,,,KOMPETENCAT E SPAKUT,, ,APO MASEN APO FUSHEN E PERCAKTUAR TE HETIMIT TE SPAKUT,,SPAKU NUK MUND TE KUFIZOHET NE KORRUPSION ME DEME APO PPA DEME...VBILES TE JAPE DENIME FIKSE..
PërgjigjuKur bën dhe ky mashtruesi si kopetent, ky avokati qe fakultetin e ka bërë ndërkohë qe ishte emigrant në Zvicër me çunat e Beratit. Sesi mund ta ketë marrë diplomën e merrni vetë me mënd.
Përgjigju"makjazh" e?! Ncncncnc
Përgjigju