Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Politikë

Rezoluta e KiE për kompensimin e pronave, Gjonaj: Ishte përgjigje për retorikën e opozitës

23 Shtator 2018, 18:51| Përditesimi: 23 Shtator 2018, 18:53

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas rezolutës së miratuar nga Këshilli i Europës për çështjen e pronave në Shqipëri. Gjonaj shprehet se kjo rezolutë vjen si përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët.

Vendim i rëndësishëm për pronarët. @coe  rikonfirmon efektivitetin e mekanizmit të kompesimit të pronës miratuar  @AlbGov. Vlerësim maksimal për punën e qeverise & agjencive të pronës që e trajtuan me seriozitet e i dhanë zgjidhje ligjore problemit të madh të kompensimit të pronave. Qeveria Shqiptare është vlerësuar pasi ka përmbushur të gjitha masat lidhur me pronat, duke ofruar mbështetje  politike, financiare e teknike që nga viti 2014 e në vazhdim. Vendimi i CoE, përgjigje dhe për opozitën, që vec retorikes politike s'ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Këshilli i Europës miratoi një rezolutë për çështjen e pronave në Shqipëri. Në këtë rezolutë thuhet se mekanizmi i miratuar nga qeveria shqiptare për çështjen e kompensimit të pronave është efektiv. Komiteti i Ministrave të Evropës thekson faktin se plani i kompensimit të pronave do të mbyllet brenda një periudhe 10-vjeçare, një zhvillim ky, i cili garanton çdo pronar, pasi prona e tij do të kompensohet sipas një plani të studiuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?