Kronikë

Rezoluta e Kongresit amerikan dënon terrorizmin shtetëror të regjimi të Iranit në Shqipëri dhe Europë

4 Nëntor 2019, 08:15| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 08:20

  • Share

Kongresi amerikan ka miratuar një rezolutë ku dënohet terrorizmi shtetëror i regjimit të Teheranit dhe shprehet mbështetja e opozitës iraniane të udhëhequr nga Maryam Rajavi, për të themeluar një shtet demokratik.

Kjo rezolutë dënon terrorizmin e përdorur nga regjimi iranian në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, e cila gjen shprehje më së shumti në tubimet që opozita iraniane MEK në Villepinte, në Paris, si dhe në komplotin terrorist kundër Muxhahedinëve në Shqipëri.

Në këtë konferencë, Hakeem Jeffries, Kryetar i grupimit të kongresmenëve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, shprehu mbështetjen e tij për rezistencën iraniane dhe për një Iran të lirë, demokratik e jo-bërthamor.

Rezoluta 374 u bëri gjithashtu thirrje qeverive që t’i ndalojnë veprimtaritë armiqësore të misioneve diplomatike iraniane dhe t’i mbyllin ambasadat e këtij regjimi, si dhe të shprehen në mbështetje të planit me dhjetë pika të Presidentes së zgjedhur iraniane Maryam Rajavi për një Iran të lirë.

18 muaj pas parandalimit të një sulmi gjatë kremtimit të festës së sulltan Nevruzit në Tiranë (mars 2018), auroritetet shqiptare para pak ditësh zbuluan një celulë terroriste ku operativët iranian të forcave QUDS planifikonin sulmet në Ballkan të drejtuara nga një kriminel turk, trafikant ndërkombëtar droge, Abdulselam Turgut, ose një tjetër trafikant droge i lidhur me të, të cilët nga viti 2018, kanë dërguar në Shqipëri operativë të forcave revolucionare iraniane, për sulme kundër muxhahedinëve refugjatë në Shqipëri, MEK.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?