Rezoluta për Srebrenicën, Klosi në 'Repolitix': Provokim i Berishës! Presidenti? Qefalia: Do votohet me mbi 84 vota! Malku: Berisha-Meta do bashkojnë forcat kundër Ballkanit të Hapur!

12 Maj 2022, 22:39| Përditesimi: 12 Maj 2022, 22:46

  • Share

Rikthimin e masakrës së Srebrenicës përmes një rezolute në Kuvendin e Shqipërisë nga Sali Berisha, u cilësua si një "provokim i shëmtuar" nga ish-kreu i SHISH Fatos Klosi. Ai sqaroi se Berisha donte të kapte "mat" mazhorancën, pasi mendonte se do ta votonin rezoltuën dhe në këtë mënyrë automatikisht do të 'shkelnin" premtimin e tyre se nuk do merrnin asnjë kërkesë të tij parasysh. Por opozita siç theksoi se edhe Klosi në "Repolitix" me gazetarin Denis Minga u tregua e zgjuar dhe nuk e votoi.

" Mazhoranca e ka thënë që çdo propozim i Berishës nuk do të dëgjohet. Berisha bëri provë për të parë nëse parlamenti shqiptar do ta votonin një gjë të rëndësishme. Ai donte të provokonte. Provokoi në mënyrë të shëmtuar, do ta kapi PS në një moment të vështirë. Ai do të tregojë që PS nuk është në gjendje të mbajë fjalës që Berishës nuk e kanë në mendje.", u shpreh ai.

Njësoj si kryeminstri Edi Rama edhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia tha se ky ishte një veprim i ulët i Berishës, ndërsa e cilësoi edhe si dështimin e radhës.

"Ju e thatë shumë mirë, mbas 27 vitesh, kujtohet Berisha të risjellë në vëmendje diçka të tillë, është veprim i ulët. Sot kishim lajme më të mira, që kishin të bënin me Kosovës. Balla solli edhe njëherë në vëmendje mëkatet që ka bërë qeveria Berisha me embargon. Ishte dështimi i radhës së Berishës.", tha deputeti.

Ndërkohë ndryshe nga Klosi dhe Qefalia, Ish-deputet i PD Myslym  Murrizi tha se pavarësisht se kanë kaluar plot 27 vite nga masakra e Srebrenicës, parlamenti shqiptar ka detyrim t'i dënojë krime të tilla.

"Kosova vjet pas 11 vitesh ka bërë rezolutë që dënon këto masakra. Qëllimi i Berishës ishte politik. Parlamenti shqiptar e ka detyrim t'i dënojë krimet e Serbisë në Kosovë.", u shpreh ai.

Sipas ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko me propozimin e kësaj rezolute Sali Berisha donte të tregonte se është rol faktor në parlamentin e Shqipërisë.

"Lëvizja e sotme ka një target. Ka dashur të kalojë një mesazh. Donte të bënte rolin e faktorit, për të treguar se është i rëndësishëm.", u shpreh ai.

Rezoluta nuk u votua në Kuvend, por Ilir Meta e mbështeti këtë propozim. Sipas Qefaliajt kjo është një politik e vjetër mes një non grata dhe një tjetri në ikje. Deputeti i PS tha në studio se ka qenë një nga ata që e kanë votuar Metën, por kjo ka qenë një zgjedhje e gabuar.

"Meta del akuzon deputetët që nuk përfaqësojnë qytetarët. Kjo është lojë jo korrekte mes politikës së vjetër, të non gratës dhe me një tjetër që po përgatitet për të liruar zyrën. Ai është president në ikje dhe që kërkon të kapet diku. Meta nuk duhet të ishte kurrë në atë detyrë. Unë e kam votuar, në atë kohë e menduar si figurën ideale. Kur pa që PS fitojë në 2017, hoqi kostumin e presidentit dhe iu bashkua opozitës.", u shpreh ai.

Makru tha se faktin që Meta e ka mbështetur rezolutën e Berishës është në "shenjë" që dyshja do të bashkohet. Sipas tij Meta dhe Berisha do t'i kundërvihen nismës së Ballkanit të Hapur.

"Berisha-Meta do të bëjnë një betejë kundër Ballkanit të Hapur. E beri shpjegimin Meta pse Berisha e ka bërë këtë Rezolutë.", tha Malku.

Lidhur me çështjen më të "nxehtë" të momentit, presidenti i ri, Qefalia tha se do të jetë një figur që do të marri mbi 84 vota.

"Do të miratohem me më shumë se 84 vota dhe do të jetë pa vajtur në seancat e fundit, mendoj të e dyta ose e treta. Ky është mendim personal.". tha deputeti.

Kujtojmë se Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu, mbështes i ish-kryeministrit Sali Berisha, për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?