Rezonanca në QSUT jashtë funksionit, Xhemollari për ‘Përballje’: SPAK të hetojë urgjencën! Mjeku: Situatë kriminale, jeta e pacientëve në rrezik

11 Korrik, 16:08| Përditesimi: 11 Korrik, 16:27

  • Share

Rezonanca magnetike në urgjencën e re të sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit.

Pajisja është jashtë funksionit prej të paktën 2 javësh dhe qytetarët që paraqiten si raste emergjente, dërgohen për ta kryer këtë shërbim në repartin e Neurologjisë gjë e cila krijon edhe radhë të gjata.

Në emisionin ‘Përballje’, Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare tha se Qëndresa i është drejtuar SPAK për të bërë një hetim të të gjithë shërbimit të urgjencës në QSUT.

Ai theksoi se pajisja e rezonacës nuk është e vetmja pajisje që ka probleme.

“Qëndresa i është drejtuar SPAK për të hetuar mbi historinë e të gjithë urgjencës në Shqipëri. Pajisja e rezonacës nuk është pajisja e vetme që ka probleme në QSUT. Raporti i KLSH thotë se pajisja e videoendoskopisë pasi nuk ka certifikatë origjine që do të thotë për të marr sa më shumë para është blerë pjesë-pjesë edhe është monituar në Shqipëri”, tha ai.

Mjeku Erion Dasho, u shpreh se duke mos marr shërbimin që qytetarët e kanë të nevojshëm jeta e tyre ndodhet në rrezik.

“Kjo është një situatë kriminale, sepse jeta e tyre ndodhet në rrezik, sepse ai ka nevojë për rezonacë dhe se merr atë shërbim. Urgjenca është një shërbim që duhet të përgjigjet në kohë reale nevoja e pacientit. Kjo aparatura ka probleme me kontrata e mirëmbajtjes në QSUT, ata që nuk kuptojnë nga sistemi nuk e dinë se një pajisje nuk mbaron pagesa kur ajo pajisje blihet, ato kanë një kontratë mirëmbajtje që shkojnë në 20 të vlerës së pajisjes në vit. Ajo është blerë më kontratën e mirëmbajtjes. Ky është një sistem shëndetësor që po përdoret për të pasuruar një grusht oligarkësh”, tha ajo.

Gazetarja e Report Tv Xhoana Callaku, ka treguar se kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar problemin mbi mosfunksionimin e rezonacës magnetike.

Ajo theksoi se qytetarët tashmë janë të detyruar që të shkojnë tek privati për të marr shërbimin e nevojshëm.

“Shkak është se aparatura ka pësuar një defekt teknik. Prej disa javësh pacientët orientohet nga mjekët që ta marrin shërbim tek Neurologjia. Prej dy javësh asnjë pacientë nuk ka marr shërbim dhe brenda viti është prishur edhe 2 herë. Aty nuk marrin shërbim vetëm ata që janë nga Tiranë por edhe nga rrethet. Kjo gjë ka sjell edhe radhë të gjata dhe fluks, shumë prej tyre kanë shkuar edhe në privat për ta marr këtë shërbim.  Kanë qenë vet pacientët që kanë denoncuar këtë rast”, tha ajo.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?