Rezonanca manjetike e vetmja në spitalin e Shkodrës për të gjithë veriun e vendit, është jashtë funksionit. Sipas të dhënave pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës, shkak është bërë një defekt në paisjen e rezonancës ç’ka ka bërë që ky shërbim të ndërpritet për pacientët në spitalin e Shkodrës.
Prej muajit Korrik, kohë kur kjo pajisje ka dalë jashtë funksionit, administrata e spitalit të Shkodrës ka nisur procedurat për hapjen e tenderit për mirëmbajtjen e pajisjes mjekësore, por procedurat kane dështuar. Siç shihet ne faqen online te prokurorimeve, tenderi i datës 4 korrik është anuluar për arsyeje qe nuk bëhen te ditura. Procedura e prokurorit është rishpallur me 8 gusht dhe vijon te jete e hapur për kompanitë qe do te paraqesin ofertat.
Në lidhje me këtë problematikë, është vënë në dijeni Ministria e Shëndetësisë, për marrjen e masave, por burimet thane se procedurat kërkojnë kohë dhe nuk mund të zgjidhen menjëherë.
Kësisoj pacientet e shtruar ne spitalin rajonal te Shkodrës dhe ata qe vijnë nga Puka, Vau i Dejes dhe Malesia e Madhe kane mbetur pa sherbim. Burimet thane se Spitali i Shkodrës ne baze te sistemit te referimit, i ka derguar me ambulance ne spitalin e Durrësit dhe te Tiranës pacientet qe janë ne gjendje me te rende, për të cilët kërkohet domosdoshmërish diagnostikimi i sëmundjes përmes rezonancës.
Ndërsa të gjithë pacientet e tjerë janë të detyruar ta kryejnë Rezonancën Magnetike në klinika private kundrejt pagesës.
Rezonanca është një pajisje shumë e rëndësishme e imazherisë që shërben për përcaktimin e një sërë sëmundjesh, si: tumoret e trurit dhe patologjitë vaskulare të kokës, për artritin, frakturat, dëmtimin e shtyllës kurrizore, tumoret e kraharorit, abdomenit ose pelvisit, sëmundjet e arteries koronare dhe problemeve të zemrës.
Keshtu prishej skaneri( ose e prishnin vete )ne QSUT qe te benin mileti skanerin tek klinika private e Petreles.
Përgjigju