Rezultatet e dobëta në testin PISA, mësuesja: Ka emigruar ‘truri’! Qiraxhi: Ministria kërkon të shmangë përgjegjësinë me trajnimin për arsimtarët

15 Janar, 15:02| Përditesimi: 15 Janar, 16:04

  • Share

Shqipëria u shfaq me një rënie drastike në studimin ndërkombëtar të arsimit PISA, kur nxori rezultatet e vitit 2022. Sipas ministrisë së arsimit, rezultatet e dobëta, erdhën nga mungesa e angazhimit real të mësuesve dhe për këtë 4000 arsimtarë do i nënshtrohen programit të trajnimit.

Për të folur në lidhje me këtë temë, e ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, mësuesja e Gjuhës dhe Letërsisë, Eralda Bejleri, tha se të gjithë mësuesit punojnë me përkushtim.

‘Unë besoj dhe dua të besoj se kjo masë që do të merret që nga provimi ‘Talis’, do të vijë për të përmirësuar këtë rezultat që vitin tjetër të jemi më mirë. Trajnimet janë shumë të rëndësishme!’- tha mësuesja.

Shkak në rënien e nivelit të nxënësve, thotë mësuesja është edhe emigrimi.

‘Truri është ai që po largohet, i cili merr nga pas edhe familjen. Ato që metën këtu le të themi nuk janë familjet elitare. Po ikin të mirët. Unë e shoh që një nga arsyet pse ka rënie janë edhe këto. Mua më vjen shumë keq dhe nuk dua të iki. Unë i vë shumë theksin dhe nxis nxënësit për ndjenjën e atdhedashurisë. Ato nxënës që dalin nga duart e mia i nxis, dua që ta duan jo vetëm gjuhën, por këtë vend.’- u shpreh Bejleri.

Më tej mësuesja Bejleri shtoi se rezultatet e trajnimit nuk duhet të priten për 1 vit.

‘Sado trajnime të bëjnë rezultatet nuk duhet ti presim për një vit, por duhet kohë. Një nxënës që testohet në klasë të 9-të njohuritë i ka mësuar që në klasë të parë.’- tha Bejleri.

Nga ana tjetër Mirgen Qiraxhi, thotë se ministria e Arsimit kërkon që të shmangë përgjegjësinë në punën e vet.

‘Nga 2018 jemi vendi me humbjen më të madhe të pikëve. Ajo që bëri ministra ishte një shmangie në punën e vet. Nuk ka kuptim që mallkimin më të madh që pësojmë nga PSIA ta riorientojmë me trajnim mësuesish, ky është një lloj mekanizmi për t’ia hedhur. Nga 2018 kemi reformuar kurrikulën. Kush janë përgjegjësit.’- tha Qiraxhi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/01/2024 00:31

    Mund te kete 100 arsye per problemet arsimore dhe rezultatet,por mua me terhoqi vemendjen fjalet qe perdor zonja kur fajeson emigrimin! /Truri eshte ai qe po largohet...Ato qe mbeten ketu,le te themi nuk jane familje elitare.Po ikin te miret./-thote zonja mes te tjerash.Pra sipas saj aty kane mbetur vetem budallenjte dhe varfanjaket!Te zgjuarit dhe elita kane marre rruget e botes! Ndoshta qe ketu duhet te shikojme nje nga arsyet e problemeve arsimore-diferencimi dhe perbuzja.Pse tjetri nuk ben pjese ne elite,apo nuk qenka /zheni/,kjo nuk d.m.th.te mos i perkushtohet vemendje,perkundrazi,por kam pershtypjen qe mesuesit sot e shohin shkollen me shume si biznes dhe nxenesin si objekt fitimi!

    Përgjigju
    • Eshte per te vene kujen!: 16/01/2024 08:30

      Po Jane Injorant, te thuash se elite lind nuk behesh! Elita krijohet nga puna e shendetshme e sistemit Arsimor! Kryesisht krijohet nga shtresa e mesme te ciles Shteti yne i dashur i ka vene nje tatim 23% qe u thyen brinjet cdo dite dhe nuk i le te marrin fryme! 2 talent 8 pune me thoshte nje profesor dikur! Futja vrapit thuaj, se ketu cdo gje per te na perzene eshte bere, e bene agjenturat e huaja apo ne vete nuk e di! Por ne do ta shkaterrosh nje vend,shkaterroi Arsimin!

  • dituria: 15/01/2024 22:30

    Me vjen keq moj zonje por mesuesit nuk punojne fare. Ca nga injoranca e ca nga mosdashja ato vetem rrine dhe bejne kurse, madje edhe ne fillore bejne kurse 120mije lek nje nxenes per nje muaj.Sikur pese nxenes te kete i nxjerr 600000 ne muaj mesuesja. I mban dy ore bejne detyrat dhe kaq. Shkolla po prek fundin.

    Përgjigju
  • Luli: 15/01/2024 21:48

    Nuk mund te krahasohet diploma e mesuesve te UT me ate te ketyre qe e kane blere tani.Por arsimi ka mbaruar qe me ikjen e znj .Besa Shaini qe kishte seriozitet .Drejtuesit e shkollave i gjen lokaleve dhe jane shumica te paafte

    Përgjigju
    • E ke gabim: 16/01/2024 08:17

      Diploma UT jo qe eshte njelloj por Korespondence + Vjetersi > Diploma UT me kohe te plote. Se kur ky i UT Studionte, ky i korespondences punonte! Plus qe gjithe drejtoret e drejtorive arsimore i ke me korespondence dhe Fan Noli i Ndjere thoshte: "Eshte ne Natyren e pykave te rrethohen prej pykash!"

  • Nora: 15/01/2024 21:32

    Nuk kish si ndodhte ndryshe,mesuesit jane kthyer burokrat te letrave,ata qe merren me politikat arsimore dhe tekstet,dhe per detyrat e fmijve te tyre thrrasin mesuesit ne tel sepse kane shume vite qe jane shkeputur nga shkollat,dhe kane zene nga nje vend ne zyra.mesuesin e neperkemb prindi,nxenesi dhe pastaj dhe Ministrja.

    Përgjigju
  • Piku: 15/01/2024 17:06

    Shume drejtore politike neper shkolla qe sundojne, nuk menaxhojne se nuk dine ose nuk duan per shkak te presionit partiak. Pale ne drejtori arsimore. Mesuesi i shkrete merret me prinderit e nxenesit, drejtori me.preferenca (cilit mempak ore e cilit me shume)

    Përgjigju
  • Lina: 15/01/2024 15:47

    Shikoni librat o "eksperte". Fillojeni nga cilesia e librave mesimore.

    Përgjigju
  • Nuk Do mend: 15/01/2024 15:36

    Po nuk kish si ndodhte ndryshe, kur i barazuan ne vlere gjith Diplomat! Kush ka mbaruar ne Tirane Diten,ka te njejten vlere Diplome me ate qe e ka marre Diplomen ne Rrethe, si edhe me ate me korespondence ne Rrethe d.m.th. me ate qe e ka blere!!!! Se keta te korespondences kane edhe vjetersi pune japin ne te Mesme! Per lesh ka shkuar Arsimi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?