Rezultatet e dobëta në testin PISA, ministrja e Arsimit Manastirliu bën me 'faj' mësuesit: S’pati angazhim! Do të futeni në trajnim

11 Janar, 16:43| Përditesimi: 11 Janar, 17:11

  • Share

Shkollat pjesëmarrëse në PISA 2022 do të kalohen në kontroll nga Ministria e Arsimit për rezultatet e dobëta të nxënësve shqiptarë për të cilat ministrja Ogerta Manastirliu ngre gishtin tek puna e mësuesve.

“Nga vlerësimi që është bërë së fundmi, është vlerësuar nga ju që ka pasur një mungesë të angazhimit real. Duhet të angazhohemi maksimalisht. Duhet dhe parapërgatitje, sepse sistemet nuk janë të njëjta. Ne kemi hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testimin e ardhshëm PISA 2025. Ky plan synon zbatimin e menjëhershëm, nga ky muaj”.

Në sitën e kontrollit do të kalojë mësuesit për aftësitë të mësimdhënies dhe programi i trajnimit do të nisë brenda janarit për 4000 mësues të lëndëve ekzakte. Paralajmëroi se brenda muajit janar do të shpallet programin për trajnim të 4 mijë mësuesve.

"Organizimi i trajnimeve dhe mentorimeve periodike për mësuesit e gjuhës, leximit, matematikës, gjuhës shqipe dhe shkencave do të realizohet nëpërmjet materialeve mbështetëse, të cilat janë duke u hartuar për përmirësimin e mësimdhënies”, shtoi Manastirliu.

Madje në përmirësim të procesit të mësimdhënies edhe mësuesit do t’ju nënshtrohen vlerësimeve ndërkombëtare.

 “Vlerësim ndërkombëtarë TALIS, një vlerësim i OECD-së për të cilin ne jemi duke punuar dhe në muajin prill të këtij viti do të vlerësohet ky testim ndërkombëtarë, pra TALIS 2024”, tha më tej.

Manastirliu kërkon nga mësuesit edhe një matje të vërtetë të dijeve të nxënësve jo vetëm referuar në notat e tyre. Në bilancin e ministrisë sa i takon renditjes së shkollave me rezultatet më të larta vijojnë të kryesojë Tirana, përkatësisht shkollat Ismail Qemali, Qemal Stafa, Sami Frashëri, etj.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 12/01/2024 12:08

    SI TE GJITHA GJERAT E TJERA EDHE ARSIMIN E SHKATERROI BANDITI BERISHA-KARAXHIXH DUKE NXJERRE MESUES SKARCO QE I KANE MARRE DIPLOMAT ME PARA OSE ME MIQ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?