Rezultatet e dobëta të Kamzës, shkarkohet trajneri Ramadan Ndreu

10 Prill 2018, 13:53| Përditesimi: 10 Prill 2018, 13:54

  • Share

U përfol që dje që është shkarkuar, por vendimi zyrtar është marrë sot për trajnerin e Kamzës. Ka përfunduar këtu aventura e trajnerit Ramadan Ndreu nën drejtimin e ekipit kamzali.  

Tekniku 52-vjeçar nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kryeqytetase, pas rezultateve të dobëta të regjistruar në ndeshjet e fundit. Pas një mbledhje të zhvilluar ditën  e sotme, presidenca ka vendosur të shkarkojë trajnerin.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti Naim Qarri. Shkarkimi ka ardhur pas disa rezultatesh negative radhazi dhe Kamza rrezikon mbijetesën në Kategorinë Superiore. Skuadra ndodht e shtata, 1 pikë para Vllaznisë dhe 4 para Teutës. Njëra prej këtyre skuadrave me siguri do të bjerë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?