Qeveria propozon ndryshime në ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët! Kush shkel ligjin pezullohet menjëherë nga detyra

27 Gusht 2022, 10:56| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 22:10

  • Share

Qeveria përkthen në projektligj përgjigjet e publikut nga Këshillimi Kombëtar për gjyqtarët e prokurorët që nuk e kanë kaluar Vetingun. 

Gazetari i ReportTv Arsen Rusta siguron draftin ku propozohen ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.

Aktualisht një gjyqtar apo prokuror që kapet në shkelje pezullohet brenda 3 ditëve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ndryshimet ligjore propozojnë pezullim të menjëhershëm.

“Këto ndryshime shërbejnë për ndaluar dëmin që mund të shkaktojnë brenda sistemit gjykatësit dhe prokurorët të cilët japin vendime flagrante që janë haptazi në kundërshtim me ligjin", tha Qeveria.

Pjese nga drafti

Pyetja e Këshillimit Kombëtar nga ku u nis ky projektligj ishte:

“Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?”.

74% e të anketuarve mendojnë se gjyqtarët duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 27/08/2022 16:32

    Po si nuk vepron ligji per gjyqtaren Herila Cela ne Vlore qe eshte bere miliardiere dhe meriton burgun

    Përgjigju
  • dorjan: 27/08/2022 11:37

    Perse nuk flitet per piken qe ata prinder te cilet kane shume femije tu rriten te ardhurat ne nje kohe kur shume shtetas po marin aratine dhe ky vend po thahet. Perse ikin te rinjte eshte e thjeshte nuk e perballojne dot jeten. Kam komshi nje cifte te rinj qe kane 4 femije te mitur dhe me gjith qe jane punetor jetojne ne varferi, keto duhet te shikoi qeveria sepse eshte problem shume i madh dhe alarmant.

    Përgjigju
  • Anti Troll: 27/08/2022 11:06

    U mbars mali e polli nje mi !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?