PYETJA 3/ Rezultatet e Këshillimit Kombëtar, denoncimi për pagat fiktive, 69% e shqiptarëve pro që të mbrohen nga shteti në rast largimi të padrejtë nga puna

7 Prill 2022, 11:19| Përditesimi: 7 Prill 2022, 12:26

  • Share

1649323139_pyetje3.jpg

69% e shqiptarëve mendojnë se nëse të punësuarit denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, punonjësit duhet të mbrohen nga shteti në rast me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi.

'Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënësve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?”, është pyetja që është shtruar në formular. 


Lajmi kryesor:

Rezultatet e 12 pyetjeve të Këshillimit Kombëtar/ Shqiptarët kundër pasaportës së vaksinimit, pro Ballkanit të Hapur dhe ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?