Kampionati Europian i peshëngritjes për të rritur, i vendosur më parë të zhvillohet në Bullgari, do të organizohet këtë vit në Shqipëri. Lajmin për organizimin e këtij kompeticioni prestigjioz në vendin tonë e dha presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli si dhe presidenti i federatës së peshëngritjes Elez Gjoza.
Sinkronet Fidel Ylli, president i KOKSH-it: “Janë aktivitete që Shqipëria si ka marrë kurrë më parë. Federata jonë më elitare zhvillon kampionatin Europian në maj, zhvillon në tetor kampionatin botëror për U-23 dhe U-21, si dhe zgjedhjet për presidentin e federatës botërore të peshëngritjes ku pjesmarrës janë 115 presidentë.”
Peshëngritësit shqiptarë, si kampioni i botës Briken Calja, por edhe Erkand Qerimaj, që është i katërti në kategorinë 73 kilogramë, kanë pritshmëri të larta për medalje ari.