Partia Socialiste ka ngushtuar diferencën në rezultatin e Lezhës me 406 vota, një arsye që ka bërë PD-në të kërkojë rinumërim, duke kontestuar rezultatin. Kanë mbetur edhe 566 vota pa u numëruar, ku PD-ja kryeson me 406 vota më shumë se PS-ja.
Demokratët, që gjatë gjithë ditës janë duke vijuar retorikën për kontestimin e rezultatit të diasporës pas humbjes së thellë në zgjedhje, kanë përsëritur ankesat e tyre dhe për Lezhën, por këtë radhë nga vendi i numërimit.
Gjatë momentit të numërimit të votave të Lezhës, ka qenë i pranishëm dhe drejtuesi politik i Lezhës, Ulsi Manja, i cili ka replikuar me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Sipas rezultatit të përditësuar të KQZ-së, në Lezhë 5360 vota dhe PD 3858 vota
‘Shko numëroji ti votat’, dëgjohet t’i thotë Manja Celibashit.
Komente
