Rezultati përfundimtar në Kosovë: Mbi 200 ankesa në PZAP

5 Mars 2021, 14:40| Përditesimi: 5 Mars 2021, 14:46

  • Share

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa.

 “Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP.

PZAP njofton se “Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.

Ankesë në PZAP kanë dërguar edhe partitë e komuniteteve joserbe, duke kërkuar anulimin e votave që partitë boshnjake dhe rome kanë marrë nga votuesit serbë, duke argumentuar se Lista Serbe, ka ndihmuar dy parti që të fitojnë mandate në kuvend, atë të komunitetit boshnjak “Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq” dhe “Inciativa Rome” nga komuniteti rom.

Sipas rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 vende në kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 19, Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar tetë deputetë. Ndërkaq nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar dhjetë mandate dhe nga dy mandate në Kuvendin e ri të Kosovës kanë fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Iniciativa Rome.  Koalicioni Vakat, Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Inciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim, kanë fituar nga një mandat. 

Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar ne ora 11:25 ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?