Rudina Hajdari dhe Sali Berisha

Politikë

Rezultati zhgënjyes në zgjedhje, Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

25 Maj, 15:59| Përditesimi: 25 Maj, 16:02

  • Share

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 11 majit.

“Kemi një PD të tkurrur. Nuk shoh një të ardhme. Sa kohë që Berisha të jetë në krye, PD do të ketë vetëm një të shkuar dhe jo një të ardhme. Me dorëheqjen e Berishës do të ketë zhvillime të tjera. Flasim për një parti që është kthyer në një parti që është rreth individit dhe jo rreth ideve. Berisha rreth vetes ka njerëz që i binden dhe e dëgjojnë”, tha Hajdari në një intervistë televizive.

Teksa e cilësoi Berishën si të shkuarën që mban rreth vetes njerëz të bindur, ish-deputetja Hajdari tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një hap pas.

“11 maji tregoi që demokracia në vend nuk funksionon. Është për të ardhur keq. Edhe sot kemi mbetje të komunizmit dhe nuk po i përmbysim dot. Edhe sot liderët politikë kanë ngjashmëri me ata që luftuam fort që t’i hiqnim. Rama përdor të gjitha mënyrat e mundshme për të qëndruar në pushtet. Sistemi duhet ndryshuar dhe PD duhet të kishte bërë një përpjekje më të madhe për ta ndryshuar atë. Sistemi elektoral është gjeneza e të gjitha gjërave. Është e paprecedentë sesi Rama forcohet nga mandati në mandat. Këto zgjedhje ishin regres, bandat bashkëpunuan me pushtetin. PD duhet të kishte një program të konsoliduar kundër krimit të organizuar dhe duhet të shfaqte problemet që do të hasnin gjatë zgjedhjeve”, tha Hajdari.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 25/05/2025 18:35

    Tani u kujtove moj te thuash qe te largohet ? Po ty saliu te vravi babane dhe nena jote gjyqtare nuk e hapi gojen po i lepiu bythen saliut deri sa te beri ty deputete pa asnje kontribut .Pika kur do te japesh edhe ti mend , po te kishe nuk shkateroje familjen vetem per kariere .

    Përgjigju
  • Mandi: 25/05/2025 17:53

    Berisha ish komunist, i provuar dhe konsumuar ne pushtet, i akuzuar per urdherim vrasjesh, perfshiu familjen ne pushtet, i larguar me vote. Me vone i bien ne grusht qe dmth nuk i friket kush, me gaz lotsjelles nuk e lene te futet ne zyre, non grada etj. Duhet te shporret nga PD urgjentisht bashke me soj sorollopin e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?