Emmanuel Macron

Rezultoi pozitiv me COVID-19, Macron tashmë pa simptoma, lë karantinën

24 Dhjetor 2020, 14:09| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 14:15

  • Share

FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron nuk po shfaq më simptoma të COVID-19 dhe ka vendosur të lërë karantinën.

Ky fakt është bërë me dije nga zyra e tij, e më pas është publikuar në mediat franceze.

Macron ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit 7 ditë më parë dhe është vetëkarantinuar në po të njëjtën ditë.

Disa figura kryesore politike brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë Kryeministrin francez Jean Castex, Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, ose Kryeministrin Spanjoll Pedro Sanchez gjithashtu u desh të izolohen pasi kanë pasur kontakt me Macronin.

“ Mund të infektohet kushdo, unë jam shumë i kujdesshëm dhe kam respektuar çdo masë dhe pavarësisht çdo gjeje km rezultuar pozitiv me COVID-19” ka thënë Macron përmes një videomesazhi selfie kur ka zbuluar se është infektuar.

Ende nuk është bërë me diej nëse Macroni ka kryer përsëri testin e koronavirusit dhe nëse ka dal negativ.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?