Një efektive policie që ka rezultuar pozitive në testin e drogës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, është punonjësi i parë i Policisë së Shtetit që përjashtohet nga struktura. Burimet konfirmojnë se punonjësja e policisë ka rezultuar pozitive me një normë të lartë të testit të drogës të llojit kokainë, çfarë ka bindur drejtuesit për përjashtim nga radhët e policisë. Efektivja, menjëherë pas daljes së rezultatit të parë është tërhequr nga policia vullnetarisht, por më pas është zyrtarizuar edhe me përjashtim.
Ndërkohë, një tjetër punonjëse policie në DVP Elbasan është drejt përjashtimit, por procedurat nuk kanë përfunduar në mënyrë të plotë dhe pritet një konfirmim i fundit nga laboratori. Edhe kjo e fundit është tërhequr vullnetarisht pas rezultatit pozitiv për drogë.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, deri tani nuk është përjashtuar asnjë punonjës policie. Të gjithë punonjësit e policisë që kanë rezultuar pozitiv në testin e parë dhe që kanë pasur kundërshti, janë në pritje të rezultateve të dyta për të konfirmuar nëse janë ose jo përdorues. Më tej, mësohet se një tjetër listë me emra efektivësh të dyshuar është përpiluar dhe do të testohen në mënyrë ratsësore. Kujtojmë se vendimi për nisjen e testimeve për drogë në radhët e policisë u mor pak javë më parë.
Na thoni emrin e saj
PërgjigjuA.p e ka ajo edhe ajo ka qen shitese edhe perdoruese por me policing qe duam hyne mace e qen... Shefat e merrni se uleshe shpejt ne gjunje... Keshtu qe...iku me vullnetin e saj bukuroshja e fjetur...