'Riaktivizohet' marrëveshja! Gjadri do presë emigrantë 'të sigurt'

2 Nëntor, 15:25| Përditesimi: 3 Nëntor, 14:27

  • Share

Kampi i Gjadrit në Shëngjin, i ngritur pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për akomodimin e refugjatëve azilkërkues, do të presë sërish emigrantë.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, që detyroi Italinë të kthejë mbrapsht 16 emigrantët e parë që mbërritën në mesin e tetorit, javën e ardhshme pritet të vijnë sërish emigrantë.

Corriere De la Serra thotë se anija “Libra” do të rinisë të hënën operacionin 20 milje larg Lampedusa për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujërat e Mesdheut, dhe pas skanimit të parë në bord do të transportohen drejt Shqipërisë ata që janë “të përshtatshëm”, vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta.

Ne shkrim Corriera Dela Serra evidenton se “vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte se “procedurat e përshpejtuara” nuk mund të zbatohen për migrantët që vijnë nga vende të treta, që konsiderohen të sigurtë vetëm nga Italia, dhe jo nga legjislacioni evropian.”

Për të zgjidhur ngërçin, më 21 tetor kryeministrja Girgia Meloni nxori një dekret ku përditësonte listën e vendeve të sigurta duke e imponuar si prioritare në hierarkinë juridike në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropiane. Dekreti synon të heqë përfundimisht barrierat për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për sjelljen në Gjadër të emigrantëve azil-kërkues nga vendet e treta. 

Ndërkohë në kampin e Gjadrit, të mbetur pa “mysafirë” prej dy javësh për shkak të ngërçin qeveri-gjykatë në Itali, vijojnë të qëndrojnë stafi: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tik tok: 03/11/2024 08:18

    dmth edhe per keto emigrante u paguaka nga BE jo Italia dhe nuk qenka marreveshje dypaleshe qe mbkqyret vetem nga legjislacioni shqiptaro italian po te pakten tu behen kurse profesionale te mund te punesohen ne industrine fason qe ka aq nevoje per krah te lire pune

    Përgjigju
  • Po mër po: 02/11/2024 17:26

    Këta nuk janë emigrantë, por janë pengje që do mbahen si skllevër kundër dëshirës në këto kampe pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?