Temperaturat e larta dhe era fortë kanë riaktivizuar një vatër zjarri në Mali e Tomorrit. Bëhet me dije se vatra e zjarrit është ndezur në një shpat mali në 1800 metra lartësi. Për pasojë është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë mundur shuarjen e flakëve.
Vatra zjarri përfshinë Malin e Tomorit javën e kaluar, duke djegur 25 hektar pyll me pisha në kurorën e gjelbër, që është zonë e mbrojtur. Flakët u vunë nën kontroll 3 ditë më parë, por u rindez sërish për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.