Pamje nga shpërthimi i vullkanit Etna, Itali

Riaktivizohet për herë të pestë vullkani Etna, reja shkon në 10 kilometra lartësi, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Katanias

4 Gusht, 12:19| Përditesimi: 4 Gusht, 12:30

  • Share

Itali- Vullkani i frikshëm i Etna-s riaktivizohet për të pestën herë, duke rikthyer edhe frikën e panikun në zonën e Katanias, Itali.

Faza më spektakolare u rikthye mbrëmë, e pesta që ka regjistruar vullkani më i lartë aktiv në Evropë që nga 4 korriku. Protagonist, edhe një herë, është krateri Voragine, me “shatërvanë” shumë të lartë llave dhe emetimin e një reje vullkanike 10 kilometra të lartë dhe që penalizon plotësisht fluturimet në këtë zonë, shkruan “La Repubblica”.

“Shpërndarja e hirit është në drejtim juglindor dhe bie në disa qendra të banuara nga Etna. Fenomeni u vëzhgua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Katanias, i cili lëshoi ​​një buletin paralajmërues për fluturimin, një Vona, me ngjyrë të kuqe”, theksohet po aty për detajet e ngjarjes gjeofizike.

Amplituda mesatare e dridhjes vullkanike, raporton INGV, Observatori Etna, tregoi një rritje të papritur rreth orës 03:20 të mëngjesit, duke shkuar nga vlera mesatare në shumë të larta në orën 04:40. Më pas aktiviteti pasi u intensifikua, u shndërrua në një shatërvan llave.

Aktualisht, dridhja vullkanike, e cila sinjalizon energjinë e kanaleve të brendshme magmatike të vatrës vullkanike, po zvogëlohet me shpejtësi, duke u vendosur aktualisht në vlera mesatare-të larta, por me një tendencë uljeje.

Pas aktivitetit vullkanik të Etna, njësia e krizës e aeroportit Fontanarossa të Katanias urdhëroi edhe mbylljen e sektorit B1 dhe reduktimin e mbërritjeve në gjashtë fluturime në orë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?