Zjarri në zonën e Dropullit është aktivizuar sërish. Zjarri ka nisur prej pasdites së djeshme dhe po përhapet me shpejtësi.
Për shuarjen e zjarrit është duke u punuar me mjete rrethanore, ndërsa rrezikon t’u afrohet banesave dhe në rrezik është edhe një monument kulti.
Aktualisht vatrat janë aktive pranë fshatrave Dhuvjan, Vanistër, Goranxi dhe deri Dervician.
Në terren për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve janë rreth 50 forca zjarrfikëse të Dropullit dhe të ushtrisë, ka pasur edhe mbështetje nga ajri, por helikopteri është larguar sërish (pasi ka bërë 7 hedhje uji).
Komento