Ministrja Balluku tha në Report Tv se përpos destinacioneve që janë shpallur po shikohen edhe të tjerat për kthimin e shqiptarëve në atdhe. "Ne kemi kthyer një mijë shqiptarë para pak javësh dhe të gjitha grupet në nevojë. Kërkesa është shumë e madhe, të gjithë, avioni i Romës, Milanos dhe Stambollit deri të hënën janë plot. Por të ndihen të qetë qytetarët se kemi marrë masat.
Të tjerat destinacione janë Frankfurti, qytetarët janë njoftuar. Pra Roma, Bari, Milano, Parisi, Frankfurti dhe Londra. Qytetarët nga Zvicra duhet të aksesojnë Parisin. Po shikojmë të aksesojmë Belgjikën ose Holandën si destinacion tjetër ose Luksemburgun. Ka një plan ndoshta për Vjenën, pasi ndoshta është më e lehtë që të aksesohet kufiri nga vendet e tjera Europiane" tha ajo.
Lajmi kryesor: