Ka përfunduar me sukses operacioni i 3 për riatdhesimin e 19 shqiptarëve, 5 gra dhe 14 fëmijë nga kampi famëkeq Al Hol në Siri. Konsulli i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb i cili ka qenë ura lidhëse për riatdhesimin e tyre ka deklaruar se operacioni ka qenë shumë i vështirë.
I pyetur për Eva Dumanin motrën e Endrit, që nuk u kthye në Shqipëri së bashku me vëllanë e saj, kosulli deklaroi se se ajo për momentin ajo nuk do që të vijë. Megjithatë Ghorayeb shpreson se ajo mund të reflektojë. Nga ana tjetër ka pasur dhe nga ata që kanë dashur të kthehen, tha kosulli, por s'kanë mundur që t’i lokalizojnë.
“Ishte operacion i vështirë. Disa duam të vijnë disa të tjerë jo. Do të ketë një operacion të 4. Eva dumani sdo që të vijë për momentin. Disa duam të vijnë disa të tjerë jo. Ata të cilët duan të kthehem në skemi qënë në gjendje t’i lokalizojmë ende. Por ne do t’i sjellim këtu shpejt”, tha ai.
Bashkë me 5 gratë dhe 14 fëmijët e riatdhesuar sot, shkon në 25 numri i shqiptarëve të rikthyer nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol në vendin tonë. Familjet shqiptare ishin nisur nga Liban me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Bashkë me to ishte dhe kryeministri Edi Rama me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Një ndër operacionet më të vështira, e ka kosideruar kryeministri Edi Rama rikthimin e tyre në atdhe ndërsa theksoi se do të ketë një tjetër të tillë. 30 familje shqiptare mbeten ende në SIRI dhe janë sfida e radhës për antiterrorin sipas Gledis Nanos.
Pyetje-përgjigje me kosullin e Shqipërisë në Liban:
Gazatari: Si ishte operacioni?
Ghorayeb: Operacioni ishte perfekt.
Gazetari: Sa shqiptarë kanë mbetur në kampe?
Ghorayeb: Sinqerisht nuk mund të ta them një numër të saktë. Disa duam të vijnë disa të tjerë jo. Ata të cilët duan të kthehem në skemi qënë në gjendje t’i lokalizojmë ende. Por ne do t’i sjellim këtu shpejt. Siç kam premtuar në operacionin e dytë dhe të tretë. Do të ketë një operacion të 4.
Gazetari: A ishte i vështirë operacioni?
Ghorayeb: Shumë! Shumë!
Gazetari: Eva Dumani, a do ajo të kthehet apo jo?
Ghorayeb: Eva Dumani sdo që të vijë për momentin. Le të shpresojmë që zoti ta bëjë të reflektojë shpejt. Do flasim shpejt.
Mëngjesin e sotëm mbërritën në Tiranë 19 persona të riatdhesuar nga kampi i 'Al Hol' në Siri. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka takuar 5 gratë dhe 14 fëmijët në aeroportin e Libanit para se të niseshin drejt Tiranës.
"Edhe pak dhe jemi në Tiranë", dëgjohet tu thotë Çuçi.
Në kampin famëkeq Al Hol në Siri kanë mbetur rreth 30 familjarë. Kështu deklaroi kreu i Antiterrorit, Gledis Nano teksa dha informacione për Report TV lidhur me riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijëve shqiptarë nga “Al Hol”. 30 familjarët që kanë mbetur në kamp, Nano tha se ende nuk janë identifikuar por po punohet për rikthimin e tyre nëpërmjet një operacioni të 4.
“Operacioni ka qenë i vështirë dhe për hir të së vërtetës operacioni vështirësohet por në aspektin e sigurisë mbetet ende vështirësia apo mund të themi se ka pasur rritje të shkallës së vështirësisë. Janë 30 familjarë të tjerë, por rëndësi mbetet identifikimi i tyre”, tha Nano.
Të gjithë të ardhurit Nano tha se janë shqiptarë. Një pjesë e fëmijëve nënvizoi kreu i antiterrorit, kanë lindur atje.
Pyetje-përgjigje:
Janë vetëm shtetas shqiptarë, janë identifikuar më parë nga ana jonë. Rialokuar apo tranfesruar nga kampi roj, janë transferuar në kampin roj në këtë operacion. Janë 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët nga sot fillojnë një proces riintegrimi ku do të jenë të përfshirë disa institucione.
Operacioni ka qenë i vështirë por thjeshtësohet dhe kemi më tepër avantazhe në drejtim të bashkëpunimit me agjecitë e tjera ligjzbatuese por në aspektin e sigurisë mbetet akoma vështirësia apo mund të themi se ka pasur një rritje të shkallës së vështirësisë për shkak të problematikave që shfaqen në terren nga grupet terroriste.
A i kishit kapacitete?
Ka qenë operacioni i 2, dhe i pari kur riatdhesuam alvin berishën e njëjta gjë ndodhi u nisëm për shumë pak por për shkak të vëhstirësive në terren u zgjat. Këtë herë në fakt përveç të papriturave nuk kemi pasur poroblematika dhe ka qenë pothuajse e llogaritur koha e udhëtimit drejt libanit më pas sisrisë dhe kthimit
Sa shqiptarë janë?
Janë rreth 30 familjarë të tjerë sipas informacioneve që disponojmë. Por mbetet identifikimi i tyre në kamp.
Shumica janë të mitur?
Një pjesë kanë lindur atje, por jam shpresëplotë sepse kemi ndjekur procesin e riintegrimit të atyre që u riatdhesuan vjet. Smund të them që ky proces do të mbarojë menjëherë. Është proces që kërkon kohë dhe duhet të kemi durim.
Ose para ose pas qdo tradhtie të Ramës vie një “patriotizëm” i tijë !
Përgjigju