Yuri Kim

Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria, reagon Kim: E mrekullueshme kur i shikon të çliruar nga ISIS! Kush ka kryer krime të dënohet

28 Tetor 2020, 14:41| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 14:50

  • Share

Për riatdhesimin e 4 fëmijëve dhe gruas shqiptare nga Siria ka reaguar dhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në një postim në Twitter ajo shkruan se është diçka pozitive që qeveria riatdheson qytetarët e saj.

Por ajo bën thirrje që të dënohen të gjithë ata persona që kanë kryer krime.

"E mrekullueshme kur shikon që fëmijët u çliruan nga ISIS. Shtetet duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria. Kush ka bërë krime në Siri, të përballet me drejtësinë" - shkruan Kim.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?