Foto ilustruese

Kronikë

Riatdhesohen 1700 shtetas italianë nga Shqipëria pas dy muaj izolim prej koronavirusit

10 Maj 2020, 20:32| Përditesimi: 10 Maj 2020, 20:35

  • Share

Pothuajse 80 mijë italianë u kthyen në atdheun e tyre përmes riatdhesimeve, ku mbi 1700 nga Shqipëria pas dy muaj izolim prej koronavirusit.

Sipas medies italiane, në pothuajse dy muaj, nga 10 Mars deri në 8 maj, mbi 78 mijë bashkatdhetarë u kthyen me operacione riatdhesimi të organizuara nga Farnesina në bashkëpunim me vendet e tjera të BE-së.

Tashmë ka edhe 4 mijë akoma jashtë vendit që presin të riatdhesohen me fluturimet e reja të planifikuara.

Riatdhesimet janë kryer me avionë, tragete dhe autobusë.

Operacionet e kthimit me autobusë kanë qenë me  Sllovakinë, Republikën Ceke dhe Austrianë, kurse me tragete me Spanjën, Marokun, Tunizinë dhe Greqinë. Vetëm nga Spanja, ku kishte shumë studentë për programet Erasmus, u kthyen mbi 14,000 italianë. Por një numër i konsiderueshëm ishte edhe me Mbretërinë e Bashkuar, rreth 33,000, Australinë mbi 2,000, Shqipërinë mbi 1,700, Rumaninë mbi 1.500, Maltën mbi 1,200, Marokun, Tunizinë gati 1.000 , Argjentina mbi 1,100, Republika Dominikane gati 900,  Peru gati 800 dhe Kuba gati 700.

Komento

Komente

  • Jorgo: 12/05/2020 12:40

    Ndertesa ne vetvehte nuk ka vlere teatri si institucion po.Te behet nje muze brenda theatrit te ri per te kujtuar te vjetrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?