Kronikë

Riatdhesohen 25 shqiptarë nga vendet e BE-së, Policia e Shtetit: Shanset për të fituar azil janë zero

16 Shtator 2020, 15:15| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 15:22

  • Share

Sot u riatdhesuan në Rinas, 25 qytetarë shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Policia njofton se operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.

Policia e Shtetit ka bërë një apel për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?