Kronikë

Riatdhesohen 5 shqiptarë nga Kosova, karantinohen në një hotel në Kukës   

23 Prill 2020, 15:27| Përditesimi: 23 Prill 2020, 15:29

  • Share

5 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Kosova dhe vendosur në karantinë për 14 ditë në një hotel në qytetin e Kukësit. Shqiptarët e riatdhesuar kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinës, ndërsa ata janë shoqëruar nga policia drejt hotelit karantinë ku do të qëndrojnë për 14 ditë.

Në hotelin e  karantinë në Kukës ku u vendosën 5 shqiptarët e ardhur sot, prej një jave qëndrojnë edhe 5 shqiptarë të tjerë të riatdhesuar më herët nga Kosova.

Në Kukës janë dy hotele karantinë ku ndodhen 22 shqiptarë të riatdhesuar nga Kosova, 10 prej tyre janë vendosur në një hotel dhe 12 shtetas janë karantinuar në një tjetër hotel dhe ndodhen aty prej një jave, duke u ruajtur nga efektivët e policisë dhe forcat e armatosura që të mos thyejnë karantinën e detyruar për 14 ditë.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?