Riatdhesohen nga Franca 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil

13 Tetor 2020, 16:57| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 17:06

  • Share

TIRANË- 25 shqiptarëve iu është refuzuar kërkesa për azil në Francë e për pasojë janë riatdhesuar në Tiranë.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Policia e shtetit ripërsërit thirrjes që të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.\

"Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.  Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër", njofton policia. 

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 13/10/2020 18:00

    E dujm shqipnin si gjithe europa, liri demokraci

    Përgjigju
  • Lenci: 13/10/2020 17:11

    Shqiptari mesatar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?