Turistët që zgjedhin për të vizituar Lezhën këtë sezon veror do kenë më të lehtë gjetjen e pikave turistike, pas 21-vitesh mungesë, Lezhës i është rikthyer guida turistike.
Ky material promovues është rinovuar nga ekspert të fushës dhe ribotuar. Për t’ju ardhur në ndihmë vizitorëve eksplorues për turizmin. Një nga hartuesit e guidës turistike Zef Imeraj, jep detajet e guidës e cila gjendet dhe në gjuhën angleze.
“Mund të gjenden në bibliotekën e Lezhës, I vetmi qytet që sot ka një guidë që pasqyron vlerat, historike dhe arkeologjik. Ne ju garantojmë të gjithë lexuesve dhe pushuesve, në këtë guidë do të marrin Lezhën me vete dhe do ta kenë gjatë”, tha ai.
Guida Turistike e Lezhës është realizuar me mbështetjen e biznesit vendas dhe Bashkisë, me synim prezantimin dhe promovimin turistik që mirëpret përgjatë gjithë vitit mijëra turistë të huaj e vendas.