Kampionati i Formula 1

Sport

Ricciardo triumfon në Montecarlo, Vettel me Ferrari i dyti

27 Maj 2018, 17:03| Përditesimi: 27 Maj 2018, 17:07

  • Share

Daniel Ricciardo është fituesi i Çmimit të Madh të Montecarlos në Monaco, duke ardhur suksesi I dytë për këtë sezon në kampionatin e Formula 1.

Piloti i Red Bull u nis i pari dhe e përfundoi garën po i pari, pavarësisht presionit të Vettel, me pilotin e Ferrarit që zuri vendin e dytë, ndërsa pas tij u rendit Hamilton me Mercedes.

Në vendin e katërt u rendit Raikkonen me Ferrari, ndërsa pas tij Bottas. Një garë pa shumë incidente dhe pa shumë histori, me pilotët që ashtu siç u nisën, edhe e përfunduan garë.

Sa i takon renditjes së përgjithshmë, kryeson Hamilton, ndjek Vettel, ndërsa kalon në vend të tretë Riccardo, që lë pas Raikkonen. Për konstruktorë kryeson Mercedes, më pas Ferrari dhe Red Bull.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?