KOSOVË - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po garon për një mandat të dytë, ka reaguar për herë të parë këtë të enjte (6 shkurt 2025) lidhur me kritikat e të Dërguarit të SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i cili disa ditë më parë, e cilësoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje si partner jo të besueshëm për Uashingtonin zyrtar.
Gjatë një interviste për “Istogu Chanel”, Kurti ka këmbëngulur se marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivelin më të mirë të mundshëm, që nga fillimi i tyre.
“Ti e din shumë mirë, unë tan jetën kam qenë aktivist, po jo analist. Ata që bëjnë analiza janë nëpër studio televizive, që thonë a e pe qysh e kqyri… Kurrë ma mirë s’i kemi pasë. Po blejmë edhe helikoptera Black Haëk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time. Kurrë ma mirë nuk u kanë. A ka naj herë kritika e vërejtje, po, po na duhet me ecë përpara”,- ka thënë Kurti në Istogu Channel.
Kryeminisri Kurti ka shkuar më tej duke thënë se falë qeverisjes së tij, raporti Kosovë-SHBA ka avancuar dhe nuk është vetëm diplomatik, por është fortifikuar edhe në fushën e sigurisë dhe energjitikës.
Më 3 shkurt, Richard Grenell kritikoi ashpër Albin Kurtin, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, të cilat do të mbahen këtë të dielë (9 shkurt 2025).
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell shprehej se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”.
Gjithashtu, ai theksonte se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.
Numri 1 i qeverisë në Kosovë është qortuar 2 herë nga i Dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, që kur presidenti Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.
Më 22 janar, emisari amerikan reagoi lidhur me ankesën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës, i cili ishte shprehur se gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, Kosova ka pësuar disavantazh përballë Serbisë.
Grenell replikoi duke thënë se përse partia në pushtet në Prishtinë nuk është ankuar më parë për disavantazhin që administrata Biden i ka shkaktuar vendit, në dialogun me Beogradin.
Ai theksonte në reagimin e tij se kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por për më tepër, Lëvizja Vetëvendosje ka komplimentuar presidencën Biden dhe ka frekuentuar rregullisht konventat e Partisë Demokratike në SHBA.
Kurti, figura ku maskarenj si Rama shihen dhe surrati u del i zi si fundrrina qe jane.
PërgjigjuF U C K Grenell TRANSGENDERI !! RROFTÈ ALBIN ❤️❤️ KURTI ❤️❤️ RROFTË ❤️❤️ KOSOVA ❤️❤️
Përgjigjuky grenell ben lojen e serbit,,,si duket ka marre para nga ata.....
Përgjigju