I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka përsëritur këtë të hënë (3 shkurt 2025) kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, i Dërguari i presidentit Donald Trump, shprehet se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”.
Gjithashtu, ai thekson se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.
Postimi i plotë i Richard Grenell:
“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në gjithë rajonin.
Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe për të gjithë në Ballkan.
Por na duhen partnerë të besueshëm.
Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.
Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.
Kurti ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.
Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se është afër SHBA-së dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është plotësisht e rreme. Mos u mashtroni.”
Kjo është herë e dytë që I Dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, që prej kur presidenti Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.
Më 22 janar, Grenell reagoi lidhur me ankesën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës, i cili ishte shprehur se gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, Kosova ka pësuar disavantazh përballë Serbisë.
Ashtu si sot, përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell replikoi duke thënë se përse partia në pushtet në Prishtinë nuk është ankuar më parë për disavantazhin që administrata Biden i ka shkaktuar vendit, në dialogun me Beogradin.
Grenell theksonte në reagimin e tij se kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por për më tepër, Lëvizja Vetëvendosje ka komplimentuar presidencën Biden dhe ka frekuentuar rregullisht konventat e Partisë Demokratike në SHBA.
Kujtojmë se më 9 shkurt të këtij viti, qytetarët e Kosovës do votojnë për parlamentin e ri të vendit dhe si rrjedhojë partinë qeverisëse, për 4 vitet e ardhshme.
I have many friends in Kosovo and Albania…and many friends in Serbia and throughout the region.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 3, 2025
The Trump Administration has worked and will continue to work towards peace for everyone in the Balkans.
But we need trustworthy partners.
The Kurti Government was not…
I paska djegur Grenellit qe nuk po u shtokan investimet amerikane ne Kosove! Ne cilen prej ketyre /investimeve/ ke aksione e bonde Mr.Grenell e per cilet ke hyre sekser e te paska ngecur sharra ne gozhde, se te paska bere /block/ Albini?! Po perpiqesh te vendosesh dhe ne Kosove ndonje /LEPE-PEQE/sic e ke Ramen ne Shqiperi?!
PërgjigjuKomentusa mençur jan bre , kunder USA kunder NATOS kunder BE se Serbija duhet te jete e kenaqur se e merr prape kosoven pa pas nevoje per lufte.
PërgjigjuAlbin Kurti është një fëlliqësira që përçau kombin shqipëtar,kurrë nuk kanë qenë mardhëniet e shqiptarëve më keq se sot.
PërgjigjuKy eshte Filoserb me aksione ne Serbi normale qe Kurti si pelqen.
PërgjigjuKu jane keto investime amerikane ne shqiperi o dylberi i Trumpit? Apo ato qe ju fal Rama toka dhe ishuj duke ju lene dhe pa taksa se ja ka lene trashegim babai? Jua bente mire Enveri qe sju qaste dhe ju quante gangestere.
PërgjigjuKjo don me than se kurti nuk ashte servin dhe i korruptuare.
Përgjigjuku fluturon ky amerikan me presh ne vendi? kurti eshte fiks si Trump dhe mer vendime te njeaneshme per interesin e kosoves. s'ju perlqen bejani pucin, po mos ndotni x me opinione koti.
Përgjigjukjo tregon qe kurti po vepron drejt!
Përgjigju