Richard Grenell dhe Hashim Thaçi, foto arkiv

Kosova & Rajoni

Richard Grenell reagon për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

28 Korrik, 10:32| Përditesimi: 28 Korrik, 11:58

  • Share

Ish-emisari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, ka reaguar për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbahet ende në qeli. Reagimi i Grenell vjen pas intervistës që Thaçi dha nga qelia, ndërsa ish-emisari thekson se është e turpshme që Thaçi po mbahet ende në burg.

Duke e cilësuar të turpshëm, faktin që Thaçi mbahet ende në qeli, Grenell e quan procesin gjyqësor, farsë dhe Gjykatën e Hagës të dështuar.

“Jack Smith (po, ai që mendoni) arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, ndërkohë që Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është turp që ai ende ndodhet në burg. Është një farsë. Gjykata e Hagës është e dështuar”, shkruan Grenell.

Grenell ka rikujtuar poashtu se ishte pikërisht Smith, i njohur sot për hetimet ndaj Donald Trump, ai që e arrestoi Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Uashingtoni po ndërmjetësonte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi shprehej gjatë intervistës se “Rikthimi i Presidentit Trump paraqet mundësi të re të artë për Kosovën dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor. Trump është i përcaktuar për paqe dhe bashkëpunim mes popujve”. Thaçi tha se e privuan nga familja dhe i morën vitet më të bukura të jetës.

“Ky është çmimi i përballjes së mëhershme me tiraninë. Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, u shpreh Thaçi në një intervistë për Klan Kosova.

Më 15 shtator në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të nisë paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 28/07/2025 13:11

    Te lumte Richard Grenell !! Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?