Ish-emisari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, ka reaguar për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbahet ende në qeli. Reagimi i Grenell vjen pas intervistës që Thaçi dha nga qelia, ndërsa ish-emisari thekson se është e turpshme që Thaçi po mbahet ende në burg.
Duke e cilësuar të turpshëm, faktin që Thaçi mbahet ende në qeli, Grenell e quan procesin gjyqësor, farsë dhe Gjykatën e Hagës të dështuar.
“Jack Smith (po, ai që mendoni) arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, ndërkohë që Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është turp që ai ende ndodhet në burg. Është një farsë. Gjykata e Hagës është e dështuar”, shkruan Grenell.
Grenell ka rikujtuar poashtu se ishte pikërisht Smith, i njohur sot për hetimet ndaj Donald Trump, ai që e arrestoi Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Uashingtoni po ndërmjetësonte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi shprehej gjatë intervistës se “Rikthimi i Presidentit Trump paraqet mundësi të re të artë për Kosovën dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor. Trump është i përcaktuar për paqe dhe bashkëpunim mes popujve”. Thaçi tha se e privuan nga familja dhe i morën vitet më të bukura të jetës.
“Ky është çmimi i përballjes së mëhershme me tiraninë. Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, u shpreh Thaçi në një intervistë për Klan Kosova.
Më 15 shtator në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të nisë paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.
Komente

Te lumte Richard Grenell !! Qytetari
Përgjigju